Naftetaret protestojne per pagat e prapambetura |Lajme-News

2020-12-05 0

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh i kanë zhvendosur protesat e tyre në qendër të kryeqytetit këtë të enjte. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe marrjen e një vendimi përfundimtar për uzinën.
Përgjigjen dhe zgjidhjen për problemet e tyre e kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë. Përpjekja për t?u afruar në dyert e këtij institucioni çoi dhe në përplasje me policinë dhe shoqërimin e disa prej protestuesve.
Ndërsa naftëtarët të mbështetur dhe nga shoqëria civile protestonin, nga Parlamenti përgjigjen për ta e dha ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.
?Të gjitha nevojat e naftëtarëve t?i shikojmë në të gjithë kompleksitetin dhe dua t?ju rikujtoj që një fond prej 28.8 milionë Lekësh në këto paketa është adresuar për 721 naftëtarë. Më herët në këtë Kuvend, ne kemi aprovuar një fond prej 1.5 miliardë Lekësh, një Paketë Kompensimi Financiar për minatorët dhe naftëtarët e cila është duke u adresuar proporcionalisht me të gjithë aspektin rregullator?.
Nga ana tjetër, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ofrua zv/ministri për të hyrë në bisedime, gjë e cila nuk u pranua nga përfaqësia e naftëtarëve. Ata këmbëngulën që takimi do të jetë vetëm me ministren ndaj edhe vendosën të qëndrojnë përpara dyerve të këtij institucioni deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Lidhur me këtë protestë, reagoi edhe Partia Demokratike e cila thekson se naftëtarët janë në të drejtën e tyre dhe Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange